Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

2025/11/08 at 2:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së energjisë ruse. Këto deklarata ai i bëri pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, në mes të një bllokimi të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.


“Ne kemi marrë një përjashtim të plotë nga sanksionet për gazsjellësit TurkStream dhe Druzhba”, tha Orban në një konferencë për media pas takimit të tij me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 8 nëntor.

Lidhur me këtë ende nuk kanë reaguar zyrtarët amerikanë. Megjithatë, më herët Trump tha se do ta shqyrtonte një gjë të tillë, duke pranuar se Hungaria ka opsione të kufizuara sa i përket importit të energjisë.

“Po e shikojmë këtë sepse është shumë e vështirë për të që të sigurojë naftë dhe gaz nga zona të tjera”, tha Trump teksa e mirëpriti aleatin e tij të kamotshëm, Orban.

Orban, që shpesh ka kritikuar Evropën për atë që e cilëson si qëndrim të ashpër ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha se energjia ruse është “jetike” për Hungarinë.

Ai shtoi se pozita gjeografike e Hungarisë e kufizon shtetin dhe e detyron që të blejë naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, që kalon nëpër territorin e Ukrainës.

Ndërprerja e qasjes do të kishte pasoja të rënda për hungarezët, tha Orban, duke shtuar se çështja nuk ka të bëjë me politikën.

“Është një realitet fizik sepse ne nuk kemi port”, tha ai.

Gjatë takimit, Trump kritikoi shtetet e tjera evropiane për blerjen e energjisë ruse, duke sugjeruar se ato janë në një pozicion më të mirë se Hungaria, e cila në lindje kufizohet me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

“Shumë nga ato shtete nuk i kanë ato probleme dhe blejnë sasi të mëdha nafte e gazi nga Rusia”, tha ai.

Sanksionet amerikane ndaj Rusisë

Para vizitës së parë të Orbanit në Shtëpinë e Bardhë pas disa vjetësh, dy udhëheqësit, që për një kohë të gjatë i bashkon ideologjia, u gjendën në anë të kundërta të politikës sa i përket importeve të naftës ruse.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, pasi zhgënjimi i Trumpit u rrit për shkak të refuzimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë raportoi se bisedat me burime në Qeverinë hungareze sugjeruan se ata besonin se një marrëveshje për përjashtim nga sanksionet ishte e mundshme, duke ndjekur një precedent tjetër evropian – vendimin për të përjashtuar përkohësisht nga sanksionet degën gjermane të kompanisë Rosneft.

Sanksionet amerikane ndaj gjigantëve energjetikë rusë erdhën pas disa rundeve të pasuksesshme negociatash mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të cilat në një moment pritej të diskutoheshin në një samit mes Trumpit dhe Putinit në Budapest.

Pak pas bisedës mes sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Trump tha se “nuk do të humb kohë” duke u takuar me Putinin nëse udhëheqësi i Kremlinit nuk është gati që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Mediat perëndimore kishin raportuar gjerësisht se kishte pasur pak ndryshim në qëndrimin e Rusisë për përfundimin e konfliktit që nga takimi i Trumpit me Putinin në Alaskë në muajin gusht, i cili nuk rezultoi me një armëpushim.

Më 8 nëntor, Trump tha se ende nuk sheh që Rusia është e gatshme të ndalë luftimet, megjithëse shtoi se ai ende e preferon Budapestin si një vend ku do të mbahej një samit i paqes, sapo të krijohen kushtet për një takim të tillë.

“Mosmarrëveshja kryesore me Rusinë është se ata nuk duan ta ndalin luftën në Ukrainë”, tha Trump.

Si Trump, ashtu edhe Orban u pajtuan se e shohin të mundshme përfundimin e konfliktit pothuajse katërvjeçar në një “të ardhme të afërt”, teksa udhëheqësi hungarez, që ka qenë aleati kyç i Rusisë në BE, tha se do t’i prezantonte Trumpit ide se si t’i jepet fund luftës.

Në deklarimet e tij për media po atë ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do ta mbështeste një samit Trump-Putin në Budapest, por vetëm nëse ai do ta sillte paqen më afër.

Zelensky gjithashtu deklaroi se Ukraina do të gjente një mënyrë për t’i dhënë fund eksporteve të energjisë ruse drejt Evropës, duke e quajtur një sinjal të mirë faktin që “Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për këtë”.

“Rusia duhet të dalë humbëse nga lufta, dhe humbja e saj më e madhe është kur nuk mund të tregtojë burime energjetike”, shtoi ai./ REL



Ju sugjerojmë

Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA
Aktualitet

Trump e uron 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA

28 Nëntor, 2025 2:51 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama për “Die Presse”: Do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

28 Nëntor, 2025 2:45 pm
Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive
Bota

Zjarri në Hong Kong ndër vite/ 8 të arrestuar, mes tyre edhe drejtorë të kompanive

28 Nëntor, 2025 2:40 pm
Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente
Kryesore

Lëvizjet e Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha: Takimet në kafe nuk meritojnë komente

28 Nëntor, 2025 1:23 pm
Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin
Bota

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

28 Nëntor, 2025 1:20 pm
Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë
Aktualitet

Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Greqi, fluks makinash në Kapshticë

28 Nëntor, 2025 1:16 pm
Para
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ
















TE FUNDIT

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

Itali, greva e transporteve paralizon vendin
28 Nëntor, 2025

Sindikatat italiane nisën sot një grevë në shkallë të gjerë duke synuar transportin publik, hekurudhat dhe aeroportet, në shenjë proteste...

Lexo më shumë

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
28 Nëntor, 2025

Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës playoff për në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë...

Lexo më shumë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
28 Nëntor, 2025

Zbardhet dosja hetimore e SPAK, në lidhje me hetimet dhe çuarjen në pranga të një grupi trafikimi droge nga Amerika...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
28 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. “Në emër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com