Në orën 17:00 opozita do të protestojë kundër qeverisë para parlamentit, në të njëjtën kohë kur zhvillohet seanca parlamentare.
Për të shmangur incidentet me protestuesit, PS ka menduar dhe një skenar se kur duhet të futen në ambientet e parlamentit.
Sipas “ABC” ministrat dhe deputetët socialistë do të futen në parlament një orë para nisjes së seancës, rreth orë 16:00.
Në rast tensioni, seanca do të ndërpritet. Garda ka menduar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët në rast se dy rrugët e zakonshme janë të bllokuara.