Kryesore

“Opozita do konflikt dhe gjakderdhje”, Rama: Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:52 - 22/10/22 |
Opi Nion

Nga Fieri, kryeministri Edi Rama ka patur akuza të forta për opozitën. Rama shprehet se opozita ka dërguar në Kushtetuese ligjin për ndërtimet pa leje pasi kërkon konflikt dhe se ka marrë para.

 “I është ofruar lekë i madh, është hapur thesi i rublave nga e para për të bërë prapë konflikt e për të na e vendosur neve dopjo gjashtën”, tha Kryeministri në një takim në qytetin e Fierit.

Kreu i qeverisë u shpreh nga Fieri se opozita është shfaqur më egër se kurrë për të nxitur konflikt deri në gjakderdhje. Ai tha se vdekja e të riut Lear Kurti po përdoret politikisht.

 “Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por që tani po demaskohet komplet.

E patë ca ndodhi tani në fund. Vdiq një i ri për një arsye që është e shpjeguar qartësisht dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë dhe rezultat, doli hiena e madhe dhe bashkë me të edhe hienat e vogla dhe filluan ta shqyenin kufomën në të televizor. Si mundet të përdhunohet një i vdekur dhe si mund të bëhet kjo në një kohë kur ky vend është nën presionin e një lufte.

Ky është kulmi, dhe ata që i shkojnë prapa këtyre hienave duhet të pyesin vetëm se çfarë shqiptarësh janë këta. Si një instrument politike si mund të pretendojnë që kanë flamur, fe, atdhe dhe besim. Kujt më shumë sesa atij që i ka vënë bastin atje në Kremlin i interesojnë këto poshtërsi, askujt. I interesojnë shqiptareve që votojnë kundër nesh dhe PS, nuk ka sesi ti interesojë”, tha ndër të tjera Rama.

Ai është shprehur se askush prej qytetarëve nuk e ndien rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Rama thotë se 80 % të çmimit të energjisë e paguan qeveria e 20 % e paguajnë vetë qytetarët.

 “Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë, sepse këtu 80 % ua paguan qeveria, vetëm 20 % paguani vetë. Përralla se ne kemi ujë, e nuk kemi nevojë për të tjerët. Këto vijnë nga këto burime që ushqejnë injorancën. Ne prodhojmë 75% në ditët më të mira. 25 % duhet të dalim e t’i blejmë në tregun ndërkombëtar ku përballemi me çmime katastrofike. Nëse ne do të kishim rritur edhe energjinë, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve, duke barazuar vendet e rajonit ku çmimet janë tejet të larta. Skavica është në rrugë për t’u ndërtuar dhe bashkë me Hec-et lundruese në për një periudhë do të arrijmë që të mos blemë më energji, por vetëm të shesim. Nuk kemi bërë atë që pensionistët meritojnë, sepse nuk ka qeveri që e bën, por kemi bërë aq sa kemi mundur. Ne do u japim bonusin e posaçëm në fillim të dhjetorit, që ta kenë për vitin e ri e të mos jenë të tmerruar nga inflacioni. Pedagogëve ju është rritur paga më shumë, me 7%, siç ju rrit gjithë administratës. I rritën edhe nga vetja 8% dhe vajti 15 %. Edhe kërkojnë më tepër. Si mund të kërkohet kjo. Në një kohë që ata marrin rritjen më të madhe e të kërkojnë më tepër në një kohë që ne duhet të luftojmë për rritjen e pensioneve të pensionistëve dhe pagave të zjarrfikësve. Gjërat bëhen sipas mundësive. Puna kërkon kohën e vetë. Shiheni se çfarë kemi bërë në Fier, edhe prapë ka nevojë për ndërhyrje. Atëherë si i bëjmë, vetëm duke bërë punët e duhura, duke qenë të vetëdijshëm që jo çdo gjë e bëjmë mirë”, tha ndër të tjera në Fier Kryeministri.

Pas