“Në të dyja rastet ka influencë politika”, me këto fjalë analisti Artur Zheji i është referuar 2 rasteve, të Armando Prengës dhe Ballist Morinës. Sipas Zhejit, trajtimi i butë i Prengës me arrest shtëpie pas goditjes me armë ka qenë i influencuar nga politika. “Edhe trajtimi i ashpër i zotit Morina, për një lloj manifestimi të spikatur të nacionalizimit para ndeshjes ka qenë politik, preteksti ka qenë armëmbatja”, u shpreh Zheji.