Ministri i Drejtësisë Manjani, i ftuar në emisionin “Opinion”, lidhur me disa vendime të konsideruara të padrejta publikisht, mes të cilave edhe rasti i Sokol Mjacajt, u shpreh se nuk mund të komentojë vendimet e gjykatave, pasi nuk është e drejtë e ministrit.
“Dhënia e vendimit të padrejtë ka qenë vepër penale në komunizëm, në demokraci nuk është vepër penale”, është shprehur Manjani duke shtuar se për ta shkarkuar një gjyqtar duhet të kesh arsye shumë të forta dhe këtë duhet ta bëjë KLD.