Në emisionin Opinion do të flitet për udhëtimet. Pak kohë më parë, një pjesë e stafit Opinion ka qenë në Abu Dhabi, për të sjellë në ekran një vend tepër të komentuar.
Edhe pse duket vend më pak në hije se Dubai, aty janë rezidencat e politikanëve më të rëndësishëm arabë dhe kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Kamera e emisionit Opinion ka lëvizur në destinacionet kryesore të Abu Dhabit. Në Pallatin e Kombit kemi zbuluar mrekullitë që ai ka brenda.
Kemi hyrë brenda Bibliotekës së Pallatit të Kombit, sallën e ngrënies, një sallë madhështore dhe dhomën e takimeve të veçante, ku delegacionet e botës takohen me presidentin.
Emirates Palace është një nga hotelet më të famshme të botës, ndërtuar i gjithi me mermer. Vend tjetër ku do përqendrohemi është Xhamia e Sheik Zajed, që është ndër xhamitë më të bukura të globit.

















