Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u trajtua tema lidhur me ndërthurjen e gatimeve tradicionale dhe modernizimit të tyre.
Gjatë emisionit është treguar aftësia e 8 të ftuarve në studiopër të ndërthurur një gatim tradicional shqiptar me teknikat moderne të gatimit.
Shefave të ftuar u është kërkuar që për 10 ditë përpara emisionit të identifikojnë një gatim tradicional shqiptar dhe pasi të shpjegojë se çfarë është ky gatim tradicional, zonën nga vjen ta sjellin atë të stilizuar në mënyrë krejtësisht moderne.
Të ftuarit në studio për këtë temë ishin Dhurata Thanasi nga “Luga e Argjendë”, Florentina Zhupi nga “Tiffany në Prishtinë”, Kristi Janku nga “Kikilicious”, Altin Prenga nga “Mrizi i Zanave”, Gent Malaveci nga “Floëer”,Bleri Dervishi nga “Gzona” në Kalanë e Tiranës, Ismet Shehu nga “Ceren Ismet Shehu”./Opinion.al/