Në emisionin Opinion mbrëmjen e së martës, në pjesën e parë dhe të dytë u trajtua problemi i shëndetësisë në vendin tonë.
Në Shqipëri, problemet më akute janë infarkti i miokardit dhe ataku në zemër. Më pas vjen goditja në tru, tumori dhe çrregullimet e ankthit. Është interesant fakti sesa persona e pyesin Chat GPT-në për shëndetin e tyre kudo në rruzull. 40 milionë njerëz në botë pyesin Inteligjencën Artificiale për problemet e tyre të shëndetit.
Të ftuar në studio ishin: Dorina Shamo – Frontera Medical Spa, Sara Zavalani – Klinika Aura, Gentjan Zikaj- kirurg plastik, Erdi Saliko, Ivi Roji, Altin Veshti-kardiokirurg, Arzen Voci-fizioterapist.

















