Mbrëmjen e të mërkurës emisioni “Opinion”, nën drejtimin e Blendi Fevziut u fokusua sërish tek situata politike në vend.
Në qendër të diskutimeve me panelin e ftuar në studio ishte dita e zgjedhjeve 30 Qershori dhe a duhej votuar apo jo.
Përmes arkeologut Neritan Ceka, gazetares Iva Tiço, gazetarit Baton Haxhiu, aktivistes Rezarta Çaushaj, publicistit Bujar Kapexhiu dhe ish-diplomatit Fatos Tarifa u diskutua nëse duhej votuar ose jo në datën 30 Qershor.
Gjatë emisionit pati debate të shumta mes të ftuarve, të cilët ndanin mendime të ndryshme nga njëri-tjetri./Opinion.al/