Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në emisionin për Produktet 100 për qind shqiptare ka treguar edhe produktet që Shqipëria eksporton. “Përgjithsësisht janë gështenjat, frutat e thata, perimet e freskëta kryesisht domatja dhe kastraveci. Këtë vit kemi dyfishim të eksporteve. Kryesisht prodhimet tona shkojnë në vendet fqinje; Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe në Bashkimin Evropian. Kjo tregon që oferta jona është e bollshme. Sigurisht që duhet të shfrytëzojmë ato periudha që ne kemi aftësi konkuruese. Kjo duhet të jetë shumë orientuese për fermerët. Këtë kemi avantazh. Tani jemi sërish konkurentë se dalim me domaten e vonë.”