Të hënën 22 janar 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Misteri i doktorit me 4 gra!”.
“Opinion” është fokusuar te një ngjarje që ka dominuar fundjavën, arrestimi i kardiokirurgut, i cili pretendohet se ka patur marrëdhënie seksuale me një minorene dhe ka qenë i martuar me tre gra të tjera ndërsa e mitura pretendonte se ishte gruaja e katërt.
Po ashtu në “Opinion” është diskutuar edhe për operacionin policor “Tempulli 2”, i cili vuri në pranga 273 persona.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë: Merin Maçi, Roland Islami, Rezart Velmishi, Valbona Treska, Alesia Balliu. Në lidhje skype: Hoxhë Hajredin Dizdari.
Ndërsa në pjesën e dytë dhe të tretë në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Gazetari cilësore mbështetur nga ambasada amerikane,janë transmetuar dy pjesë të emisionit 31 minuta. E para flet për sezonin turistik të vitit 2024 dhe i dyti për rikthimin e lojrave të fatit.