Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar sonte në emisionin “Opinion”, se Basha me protestën dhe qëndrimet e fundit nuk është shumë pro eurpian kur përmend dhunën dhe bojkotin e zgjedhjeve. Po ashtu Vangjeli tha se Basha gjatë kësaj kohe ka konfirmuar që është pikërisht ai që e drejton Partin Demokratike dhe askush tjetër. “Tashmë nuk ka asnjë dyshim, që zoti Basha është zëri kryesor në Partin Demokratike. Ai është kryetari i PD, dhe kjo kontraston me atë informacion që unë kam nga mbledhja e sotme, që Berisha nuk ka folur fare”, është shprehur Vangjeli.
Sipas Vangjelit Berisha ka një qëndrim të largët nga ai i Bashës, për pjesëmarrjen në zgjedhje. /Opinion.al