Si çdo javë edhe këtë të diel me kuratoren e imazhit të Tv Klan kemi komentuar të ftuarit që kemi patur këtë javë në program. Ja si u veshën ata…
Petrit Vasili xhaketë, kollare bukur por pastaj është lodhur s’është kujdesur për të tjerat.
Ilda Bejleri bukur, por besoj se duhet të di që edhe në epokën e jo rregullave ka rregulla, ka një kod veshje që ka një gjuhë. Bukur, bukur po në vendin e duhur.
Astrit Hafizi pas një farë moshe ngjyrat janë mirë të përdoren por me shumë kujdes dhe në vendin e duhur.
Altin Prenga origjinal, edhe në studion e Opinion me kostumin e fermës.