Mbrëmjen e kësaj të enjteje, 12 shkurt, emisioni “Opinion” në Tv Klan fokusohet në një nga temat më të nxehta për opinionin publik shqiptar, gjykimi për ish-krerët e UÇK. Prokuroria ka kërkuar që katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burgim e cilësoi si “burgim të përjetshëm”. Gjë e cila ka ngjallur shumë reagime. Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Në këtë proces gjykohen krimet që pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Të ftuar
Berat Buzhala
Eliza Hoxha
GertaZaimi
Adri Nurellari
Albatros Rexhaj
Ermal Hasimja

















