8 dhjetori, një prej datave më të rëndësishme të historisë së shtetit shqiptar.
Dita kur studentët e Qytet Studentit u ngritën kundër regjimit komunist, që njihet si lëvizja e dhjetorit, por që vijon deri në datën 20 shkurt. Kjo lëvizje hapi atë që quhet epoka post-komuniste ose e pluralizmit në Shqipëri dhe përcaktoi klasën e tretë politike në Shqipëri. Klasa komuniste e drejtoi Shqipërinë për 46 vjet.
Nga sot e deri në shkurt të 2026-ës, në “Opinion” do të mund të ndiqni intervista në formë refleksioni të protagonistëve të kësaj lëvizjeje, edhe pse ata janë më të paktë në numër tanimë.
Të enjten, 11 dhjetor, në studio do të jetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa më 18 dhjetor, kryeministri i vendit, Edi Rama.

















