Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, përgjatë një interviste të dhënë për emisionin Opinion ka deklaruar se Shqipëria rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve me “18 qershor”, edhe sikur sot të kishim një pakt për një qeveri teknike.
Basha theksoi se opozita insiston për standardet dhe padyshim me shurdhërinë ndaj zërit të qytetarëve, si dhe me asgjesimin e reformës zgjedhore dhe me situatën kritike që po merr përsëri kultivimi i drogës në Shqipëri, pamundësia për të luftuar atë me standarde, e gjithë kjo rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve me 18 qershor, edhe sikur sot të kishim një pakt për një qeveri teknike.
“Prandaj nuk është e pamendueshme që për hir të standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të shikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve. Por, për ne, nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, rëndësi ka si mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet Europiane, të lira dhe të ndershme”, tha Basha.
Shiko videon: