Mbrëmjen e të hënës në emisionin “Opinion” në drejtimin e Blendi Fevziut u diskutua për votimet e 30 Qershorit.
Në emision ishin të ftuar gazetari Baton Haxhiu, analisti Mark Marku, analisti Armand Shkullaku dhe analisti Alfred Peza. Gjithashtu lidhur me këtë çështje është shprehur në lidhje telefonike kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Sipas saj nuk ka ndonjë ndryshim në strategjinë e opozitës, e cila për disa muaj rresht kishte deklaruar se “nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 Qershor”.
Për Kryemadhin ato që u realizuan me 30 Qershor ishin votime, çka përbën vetëm një ndër 10 komponentët e zgjedhjeve. Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme në Detyrë Genc Cakaj u shpreh lidhur me raportin e OSBE ODIHR./Opinion.al/