Emisionet

Opinion 23 janar 2023/ Çfarë ka në audion e gazetarit për 21 Janarin?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 24/01/23 |
Opi Nion

Kanë kaluar 12 vite nga ngjarja e 21 janarit ne të cilën u zhvillua një protestë masive ku u qëlluan dhe humbën jetën 4 qytetar. Në emisionin “Opinion” të datës 23 janar 2023 është diskutuar mbi një regjistrim të bërë gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011 ku u vranë 4 qytetarë. Këtë audio e ka publikuar në media gazetari Artan Hoxha. Ky përgjim u përdor si indicje që mundësoi një padi nga ministri Drejtësisë Ulsi Manja ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në SPAK.

Në këtë regjistrim, sipas gazetarit Hoxha është komandanti i gardës së asaj kohe, Ndrea Prendi i cili jep urdhër për të qëlluar me armë mbi qytetarët. Ky debat është rihapur për disa arsye:

21 janari është gjykuar në një pjesë , komandanti i gardës është dënuar me burg, rihapja e çështjes prek dhe dy persona të tjerë ku përgjegjësia e vrasjeve nuk është gjetur deri tani.

Të ftuar në studio për të folur për këto tema: Artan Hoxha, Eni Ferhati, Jordan Daci, Artan Hoxha, Në lidhje direkte: Taulant Balla, Genc Gjokutaj

Në pjesën e tretë është folur për përdorimin e teknologjisë në ndihmë të mjekësisë. Cila është teknologjia e cila përmirëson problematikën e enëve të gjakut./Opinion.al

Pas