Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të drogës dy ditë më parë.
Gjykata bën me dije se në sajë të operacionit “First Day”, ku u arrestuan 31 persona janë caktuar masat arrest në shtëpi për 2 persona dhe arrest në burg për 28 të tjerë.
Të arrestuarit u sollën nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i kishte kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë.
Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale. Operacioni kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në të gjithë qarkun e Elbasanit.