Andre Onana mund të quhet futbollisti më i ri i Manchester United, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Gardiani zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Milano, ku u takua dhe me lojtarët e stafin zikaltër. Prej kohësh, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt futbollisti do të firmosë në kontratën e re.
Në Itali shkruajnë se gjithçka është mbyllur me 52 milionë euro plus bonuse, ndërsa anglezët raportojën se “Djajtë e kuq” duhet të paguajnë 50 milionë euro, përfshirë këtu dhe bonuset.
Sa i përket portierit që do të zëvendësojë Onanën tek Inter, emri më i përfolur është ai i Jan Somer nga Bayern, megjithatë ende nuk ka një ofertë zyrtare nga Interi.