Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB, sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte

2022/10/11 at 6:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB, sulmet ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut sulmet e Rusisë në Ukrainë gjatë dy ditëve të fundit që kanë goditur kryesisht objeke civile, mund të përbëjnë krime lufte.

Zëdhënësja e kësaj zyre, Ravina Shamdasani tha se sulmet ndaj zonave civile janë tronditëse. Presidenti ukrainas Zelensky pritet t’iu kërkojë udhëheqësve të 7 vendeve më të industrializuara armë të mbrojtjes ajrore.

Rusia mund të ketë kryer krime lufte gjatë sulmeve me një mori raketash në qytetet e Ukrainës duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar ndëprerje të energjisë dhe ngrohjes, tha zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Raketat ranë në kryqëzime rrugësh, parqe dhe zona turistike në kryeqytetin Kiev. Shpërthime u raportuan edhe në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në Ukrainën perëndimore, Dnipro dhe Kremenchuk në qendër, Zaporizhzhia në jug dhe Kharkiv në lindje.

“Sulmet kundër civilëve dhe objekteve jetike për mbijetesën e civilëve, janë të ndaluara në bazë të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të mos i përshkallëzojë ato më tej dhe të marrë masa të shmangë viktimat në radhët e popullsisë civile dhe të mos godasë infrastrukturën civile”, tha zëdhënësja e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo tha se së paku 12 civilë janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u kërkoi të martën udhëheqësve të grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës G7 që ta furnizojnë urgjentisht Ukrainën me armë të mbrojtjes ajrore.

Presidenti Biden gjatë bisedës telefonike që pati mbrëmë me presidentin Zelensky u zotua të vazhdojë t’i japë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Moska ishte e hapur për bisedime me Perëndimin mbi konfliktin e Ukrainës, por ende nuk kishte marrë ndonjë propozim serioz për të negociuar.

“E kemi thënë shumë herë, që nuk i refuzojmë kurrë takimet. Dhe nëse ka një ofertë, atëherë ne do ta shqyrtojmë atë. Rusia është e gatshme të angazhohej me Shtetet e Bashkuara ose me Turqinë për mënyrat për t’i dhënë fund operacionit special ushtarak”, tha zoti Lavrov gjatë intervistës me televizionin shtetëror rus. Reuters Video

Deklarata e ministrit Lavrov për gatishmërinë e Rusisë për bisedime po bëhet pas një sërë humbjesh të forcave ruse në front nga fillimi i shtatorit, kur kundërofensiva e forcave ukrainase arriti çlirimin e disa territoreve të pushtuara.

Ju sugjerojmë

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
Aktualitet

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

22 Qershor, 2025 12:49 pm
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Sulmi në Iran/ Kurti krah SHBA: Bota ka nevojë për më pak armë nukleare

22 Qershor, 2025 12:35 pm
Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë
Aktualitet

Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë

22 Qershor, 2025 12:05 pm
“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!
Aktualitet

“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!

22 Qershor, 2025 11:47 am
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB: Bota s’mund të përballojë një luftë tjetër
Bota

Sulmet e SHBA/ Shefi i OKB: S’ka zgjidhje ushtarake, e vetmja rrugë është diplomacia

22 Qershor, 2025 11:39 am
Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyn helikopteri/Shqetësohen banorët e pushuesit
Aktualitet

Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyn helikopteri/Shqetësohen banorët e pushuesit

22 Qershor, 2025 11:20 am
Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
Aktualitet

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

22 Qershor, 2025 11:09 am
Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
Bota

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

22 Qershor, 2025 11:01 am
Para
Pamje nga takimi/ Rama “troket” sërish në derën e Erdogan

Pamje nga takimi/ Rama “troket” sërish në derën e Erdogan

Zvicra, diskriminuese ndaj burrave

Zvicra, diskriminuese ndaj burrave

Pse zgjedhin shqiptarët të shkojnë në Angli me gomone?

Pse zgjedhin shqiptarët të shkojnë në Angli me gomone?

TE FUNDIT

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e të dielës është rikthyer uji në shumë zona të Durrësit pas riparimit të transformatorit në nënstacionin elektrik të...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
22 Qershor, 2025

Pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe kreu i PD, Sali...

Lexo më shumë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
22 Qershor, 2025

Është koha e vjeljes së bostanorëve, frutit më të kërkuar të stinës së verës. Pikat e grumbullimit në Divjakë po...

Lexo më shumë

Sulmi në Iran/ Kurti krah SHBA: Bota ka nevojë për më pak armë nukleare

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
22 Qershor, 2025

Pas sulmeve të SHBA në Iran ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com