Bota

OKB njeh kanabisin si substancë terapeutike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 03/12/20 |
Opi Nion

Komisioni i Kombeve të Bashkuara në takimin e zhvilluar të mërkurën vendosi njohjen e kanabisit si substancë terapeutike.

Komisioni votoi me 27 vota pro dhe 25 kundër. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Afrika e Jugut ishin midis vendeve që votuan pro, ndërsa shtetet si Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër.

Ky vendim erdhi pas një sërë masash të propozuara mbi reformën ndërkombëtare të marijuanës. Kanabisi tashmë hiqet nga lista e drogave të rënda si heroina e kokaina dhe mund të përdoret gjerësisht tek pacientët që e kanë të nevojshëm atë.

Edhe mjekësia e ka sugjeruar shpeshherë përdorimin e kësaj substance për disa sëmundje./ Opinion.al

Pas