Spitalet në të gjithë Gazën pritet të mbeten pa karburant brenda 24 orëve, ka paralajmëruar OKB-ja.
“Mbyllja e gjeneratorëve rezervë do të rrezikonte jetën e mijëra pacientëve”, ka thënë zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara.
Izraeli, i cili kontrollon pothuajse të gjitha kalimet në Gaza, ka rritur bllokadat tashmë të rrepta deri në lirimin e pengjeve, ndërkohë që qindra tonë metrikë ndihma nga disa vende janë mbajtur në Gadishullin Sinai të Egjiptit për ditë të tëra në pritje të një marrëveshjeje për dërgimin e tyre të sigurt në Gaza.