Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

2023/07/24 at 5:44 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB i kërkon Rusisë të rinovojë marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres të hënën i kërkoi Rusisë të rinovojë marrëveshjen e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht në mënyrë që drithërat të mund të transportohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Ai tha se në të kundërtën, njerëzit e uritur në botë do të vuajnë pasojat më të rënda.

Shefi i OKB-së bëri këtë thirrje gjatë një fjalimi në Romë, në hapjen e një samiti tre-ditor për sistemet ushqimore.

Me largimin e Rusisë nga marrëveshja e grurit me Ukrainën, “më të cenuarit do të paguajnë çmimin më të lartë”, tha Guterres.

Ai u ankua se tashmë ka efekte negative në çmimet globale të grurit dhe misrit, megjithëse nuk përmendi shifra.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë “thelbësore për sigurinë globale të ushqimit”, tha udhëheqësi i OKB-së.

Ai vuri në dukje se në këto dy shtete është llogaritur historikisht 30% e eksporteve globale të grurit dhe elbit, një të pestën e gjithë misrit dhe më shumë se gjysmën e të gjithë vajit të lulediellit.

“Nga ana ime, unë mbetem i përkushtuar për të lehtësuar aksesin e papenguar në tregjet globale për produktet ushqimore dhe plehrat si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia dhe për të ofruar sigurinë ushqimore që çdo person meriton,” tha udhëheqësi i OKB-së.

“I bëj thirrje Rusisë që të kthehet në zbatimin e Iniciativës së Detit të Zi, në përputhje me propozimin tim të fundit”, tha Guterres, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë i bashkuar për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Refuzimi i Rusisë për të rinovuar marrëveshjen në fillim të këtij muaji, ka bërë që anijet të mos mund të kalojnë nga portet e Ukrainës.

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia si një mënyrë për të dërguar grurin në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kur u arrit marrëveshja e grurit, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së rifitoi një furnizues kryesor, duke lejuar 725,000 tonë ndihma ushqimore humanitare të largoheshin nga Ukraina dhe të arrinin në vendet në prag të urisë, duke përfshirë Etiopinë, Afganistanin dhe Jemenin./ REL

Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

28 Korrik, 2025 3:27 pm
Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Aktualitet

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

28 Korrik, 2025 3:16 pm
Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
Aktualitet

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

28 Korrik, 2025 2:59 pm
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit
Aktualitet

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

28 Korrik, 2025 2:18 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

28 Korrik, 2025 2:14 pm
‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!
Aktualitet

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

28 Korrik, 2025 2:03 pm
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt
Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

28 Korrik, 2025 1:50 pm
Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor
Aktualitet

Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

28 Korrik, 2025 1:40 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Berisha: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen..

28 Korrik, 2025 1:24 pm
Para
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë

Erdogani me sy nga Perëndimi, çfarë do të thotë për Putinin?

Erdogani me sy nga Perëndimi, çfarë do të thotë për Putinin?

Zbulohet varreza masive e mercenarëve të Wagner në shkretëtirën e Siberisë

Zbulohet varreza masive e mercenarëve të Wagner në shkretëtirën e Siberisë

TE FUNDIT

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Disa...

Lexo më shumë

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
28 Korrik, 2025

Tre autorët e dyshuar nga për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbetur në burg pas vendimit të sotëm të Gjykatës...

Lexo më shumë

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
28 Korrik, 2025

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen në Pogradec ku humbi jetën një 52 vjeçare. Siç raportohet nga policia...

Lexo më shumë

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
28 Korrik, 2025

Ilirjan Selmani, rreth 35 vjeç, u shoqërua nga policia e Pogradecit këtë të hënë, si autor i dyshuar i vrasjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com