Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur për të katërtën herë brenda javës, ku qëllimi i mbledhjes së sotme kanë qenë zhvillimet e fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Sipas burimeve brenda këtij grupi, Partia Demokratike do të kërkojë masë disiplinore ndaj kryeministrit Rama, pas ofendimit që ky i fundit i bëri njërës prej deputeteve të PD-së, ditën e djeshme, ku mësohet se pasi u qëllua me vezë dhe topa letre, Rama i është drejtuar deputetes Albina Deda me fjalët: Po këtë letër ku e lage…apo Merri vezët dhe futi në mitër…