Ndërsa ka bërë thirrje, për vetëpërmbajtje ish-kryeministri Berisha mbërriti në këmbë në oborrin e selisë blu. Ai është pritur me brohoritje: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, nga protestuesit.
Ndërkohë Berisha në oborrin e selisë është shfaqur teksa flet me protestuesit duke i udhëzuar.
Mbështetësit e tij shqyen derën e selisë të PD rreth orës 11:20 minuta me forcë duke u futur brenda.