Bota

“Nxorri një sëpatë, pastaj armën”, i riu shqiptar tregon sulmin në Nju Jork


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 13/04/22 |
Opi Nion

Një i ri me origjinë shqiptare ka qenë i pranishëm në momentin kur pasditen e djeshme një person qëlloi me armë në metronë e Bruklinit, Nju Jork. Ai tha për The Post se u ndesh ballë për ballë me sulmuesin që hapi zjarr në metronë e mbushur me njerëz të martën.

Fitim Gjeloshi u shpreh se pak para orës 8:30 të mëngjesit në Brooklyn, ishte ulur afër tij kur vuri re të dyshuarin të ulur në qoshe, duke mërmëritur me vete. “E pashë atë dhe mendova me vete se ky djalë duhet të ishte i droguar”, tha Gjeloshi.

Kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një prej valixhet e tij.  “Ai hapi një nga bombolat e gazit dhe tha: “Upss, gabimi im”. “Pastaj nxorri një sëpatë e hodhi, e më pas nxorri një armë dhe filloni të qëllonte.”

I riu pretendon se i dyshuari qëlloi fillimisht mbi të, por ai arriti t’i shmangej plumbit dhe fatmirësisht nuk u lëndua.

Gjeloshi u shpreh se më pas pa se një djalë ishte qëlluar pranë tij.

“Një djalë qëllohet pranë meje. Ai thotë: ‘Ndihmë! Ndihmë”, tha Gjeloshi. “I them dikujt që ta ndihmojë, t’ia mbulojë gjakun. Kërcej, i bie derës dhe e godas me këmbë”, tha i riu.

Në total, 10 persona u qëlluan dhe 19 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët. Për fat, askush nuk ka pësuar lëndime që u rrezikojnë jetën./Opinion.al

Pas