Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nxori në pritë Hajdarin”, Klosi i përgjigjet Berishës: I ngatërron gjërat

2020/09/29 at 8:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Nxori në pritë Hajdarin”, Klosi i përgjigjet Berishës: I ngatërron gjërat

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mbrëmë sërish ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi se ishte ai personi që nxori në pritë Azem Hajdarin në shtatorin e 1998, kur u ekzekutua pranë selisë së vjetër të PD-së.


Por, Klosi në një intervistë për “Abcnews” shprehet se Sali Berisha sa herë flet për atë çështje jep versione të ndryshme dhe i ngatërron gjërat.

“Kam përshtypjen dhe frikë se ai po rrjedh” tha Klosi për Berishën. Në vijim, ish-kreu i SHIK rrëfeu të vërtetën sipas tij për ngjarjen. I pyetur nëse mendon se nga rigjykimi i Izet Haxhisë do të ketë surpriza, Klosi u shpreh pesimist.

Intervista e plotë për Abcnews.al

Zoti Klosi, ju keni folur shumë për këtë ngjarje, çfarë komenti keni për prononcimin e Sali Berishës mbrëmë?

Eshtë në vazhdën e mënyrave si e ka trajtuar ai. Ka thënë 500 versione deri tani.

Po mbrëmë çfarë ndryshoi?

Ai ndryshoi mbrëmë që tha që zbritën në aeroport, kur zbriti Nano e takuan, që unë kisha vajtur në Maqedoni për të siguruar arratisjen e kryeministrit në Maqedoni, që ndodhi pas dy ditësh, gjëra që janë absurde, nuk kanë asnjë kuptim. Unë nuk e dija që kryeministri do të ikte. Nuk e di përse i bën këto gjëra. Thotë versione të reja. Kam përshtypjen dhe frikë se ai po rrjedh. I ngatërron gjërat, nuk mban mend cfarë ka thënë. Kurrë se ka thënë ndonjëherë që unë kam qenë në Bullgari apo Maqedoni atë natë, vetëm ka thënë se isha në Himarë, që nuk ishte e vërtetë, unë isha me të vërtetë jashtë vendit. 

Kjo m’u duk e çuditshme që unë paskam shkuar në Maqedoni për të rregulluar largimin e Fatosit nga Tirana në datë 14, as e kemi imagjinuar që do të ndodhte kjo gjë. Atë ditë që ka ikur Fatosi në Maqedoni, as Presidenti, as ministri i Brendshëm dhe as unë nuk dinim gjë. E kemi marrë vesh vetëm të nesërmen kur hyri nga Maqedonia në Shqipëri. Nuk e di pse duhet të sajojë një njeri kaq i rëndësishëm sa ai, çudira, për të qenë sa herë që del në televizor interesant. Sa herë që del shpik ndonjë gjë të re.

Çfarë komenti keni për akuzën e Berishës që ju e paralajmëruat Azemin, por nuk e mbrojtët?

Jo! Jo! Shërbimi Informativ nuk merrte masa. Ishte Informativ, nuk kishte mundësi të merrte masa. Ne e kemi paralajmëruar Azemin përmes ministrisë së Brendshme, i çuam relacion dhe ministria e Brendshme, ministri ma ka pohuar vetë, se e kishte lajmëruar se e kishte shok Azemin. Azemi e ishte falënderuar dhe i kishte thënë “Unë i kam marrë masat, por do të jem i kujdesshëm”. Gati një javë apo 10 ditë para në një nga televizionet ai e ka thënë këtë gjë dhe e ka falënderuar shërbimin. Për këtë janë edhe shkresat.

Sali Berisha mbrëmë la të kuptohet se nuk do të shkojë në gjykatë nëse do të thirret si dëshmitar…

Ai mund të bëjë ç’të dojë, por nuk varet prej tij. Ai ka qenë njeriu që vetëm pas 20 minutave që ndodhi ngjarja deklaroi me detaje se si, kush ishte, si ishte, ca bënë. Ai i dinte gjërat që përpara. Për këtë jam i bindur, s’kam fakte, se nuk mund ti di marrëdhëniet e brendshme në PD. Di që bëri një deklaratë që e implikonte keq, kur as policia nuk ishte prononcuar. Ai doli dhe bëri një deklaratë. Gjë që e rëndon. Por figura e tij, unë e di që e kanë thirrur, jam i sigurt, por figura e tij, akoma ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk e çuan deri në fund, uroj ta çojnë këtë radhë. Nuk e di a është koha apo jo, se ky nuk është gjyqi i plotë.

Ju mendoni se dosja është zbardhur plotësisht?

Ekzekutorët janë zbardhur, por nuk kanë qenë ata që kanë vendosur. Kanë pasur pjesën e tyre, kanë qenë shumë të rëndësishëm, por edhe janë ndihmuar. Ky është problemi. Ata kanë qenë të rëndësishëm se ishin djem të zotë.

Nëse do ju thërrasin ju do të shkoni në gjykatë?

E kam deklaruar do të shkoj. Sigurisht. Gjithçka që kam ditur, janë në shkresa që ia kemi çuar prokurorisë dhe policisë. Kemi bashkëpunuar fort me prokurorinë. Për mua nuk është ezauruar si dosje. Edhe Berisha vetë ka thënë se nuk është ezauruar. Berisha ka thënë se kur të vijmë ne në pushtet do ta rihapim. Edhe mbrëmë ai tha e vrau shteti. Por është absurde ta mendosh. Shteti nuk kishte asnjë interes ta vriste. 

Azemi për shtetin nuk ishte armik, përkundrazi PS-në e ndihmonte se kishte konflikt të brendshëm me Berishën. Edhe për mua, policinë dhe kryeministrin, që vendoste, SHISH është vartës i kryeministrit, nuk kishte asnjë kuptim që krijohej gjithë ajo zallamahi me vrasjen. Por kush e shfrytëzoi atë vrasje? E ka shfrytëzuar vetë Berisha. Po i lëmë faktet. Por arsyetimi logjik. Kujt i leverdiste. Kush përfitoi?

Keni shpresë se nga gjyqi mund të dalë dicka?

Jo! Nuk besoj. E shoh sa shumë u sorollatën që nga fakti që ai u kthye në Shqipëri dhe deri tani, dhe gjyqi nuk do të jetë për çështjen Hajdari, por implikimin e Izetit, që nuk ka qenë gjatë procesit gjyqësor, është gjykuar në mungesë. Izeti ka thirrur dëshmitarë, që mbase në deklarimet e tyre mund të nxjerrin fakte të reja. Është Musolmani, që është brenda i dënuar me burg përjetë, rrethana të veçanta mund të bëjnë që gjyqi ta kalojë detyrën imediate që do të merret me pozicionin e Izetit dhe po nxori fakte të reja është tjetër gjë. Por unë nuk besoj ndonjë gjë të madhe./ Burimi: Abc News



Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
Sulmi në Paris, autori donte t’i vinte zjarrin zyrave të “Charlie Hebdo”

Sulmi në Paris, autori donte t'i vinte zjarrin zyrave të "Charlie Hebdo"

Ja data kur do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021

Ja data kur do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021

Fuqitë e mëdha dhe konflikti i Nagorni Karabakut

Fuqitë e mëdha dhe konflikti i Nagorni Karabakut
















TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com