Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” është folur mbi regjimin ushqimor dhe kujdesin për veten, veçanërisht pas festave. Duke folur edhe për alkoolin dhe efektet e tij, nutricionistja Diola Dosti tha se një gotë e verë e kuqe ka ndikim pozitiv në organizëm, sepse përmban molekulën e jetëgjatësisë.
“Një gotë verë e kuqe të bën mirë sepse përmban resveratrol. Resveratroli është molekula e jetëgjatësisë”, u shpreh nutricionistja.