Nuredin Dumani, personi që dyshohet se fshihet pas disa ngjarjeve kriminale ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.Sipas Klan News, Dumani ka pranuar të tregojë për ngjarjet kriminale ku është përfshirë dhe se kush ishin porositësit e krimeve që ai ka kryer.
Rrëfimi i tij pritet të hedhë dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Durrës apo Fier.
Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat Dumani ka folur, është masakra e Bradasheshit, ku u vranë 3 persona, Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Nuredin Dumani, ishte një prej personave më të kërkuar në vend. Ai u arrestua në Fier më 29 Mars (2022) kur po merrte ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ku ishte nisur për të kryer një atentat. Së bashku me të u arrestua edhe Henrik Hoxhaj, i cili gjithashtu ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë./Opinion.al