Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 milionë euro për vrasjen e Erjon Alibej

2022/06/14 at 7:30 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuredin Dumani: Kel Kamami më ofroi 2 milionë euro për vrasjen e Erjon Alibej

Deri në 2 milionë euro është tentuar të paguhet për një vrasje në Shqipëri. Shifrën astronomike e ka dhënë në dëshmitë e tij tronditëse i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në deklaritmet e tij para SPAK. Dumani ka thënë se një person i quajtur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt dhe për këtë i ka ofruar 2 milionë euro.


“…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” citohet të ketë thënë Dumani, sipas dosjes.

Dumani ka denoncuar sërish se vetëm për ‘kokën’ e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, atij i është ofruar një shumë prej 300 mijë eurosh.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, ka thënë ai.  

Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), kanë dhënë shifra të jashtëzakonshme për të eliminuar njëri-tjetrin.

Sipas të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani duke qenë se ky i fundit ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, i kanë kërkuar vrasjen e Enea Alibejt, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

“…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…” – thotë Dumani.

SPAK përmes operacioni ‘Golden Bullet’ lëshoi 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.



Ju sugjerojmë

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
Bota

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

21 Janar, 2026 3:44 pm
Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
Bota

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

21 Janar, 2026 3:39 pm
Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Para
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare zëvendësprokurori i Rrethit Korçë, Ilia Bano

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare zëvendësprokurori i Rrethit Korçë, Ilia Bano

Agim Kajmaku negocion për dorëzimin, çfarë përfiton?

U kap me 20 kg kokainë në Itali, Agim Kajmaku ka ende dosje të hapur në Shqipëri

Berisha: Qeveria mban qëndrim përçmues ndaj mjekëve, i detyron të emigrojnë

Berisha: Qeveria mban qëndrim përçmues ndaj mjekëve, i detyron të emigrojnë
















TE FUNDIT

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
21 Janar, 2026

Parlamenti Europian ka vendosur të pezullojë marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke shtyrë miratimin e saj. Bernd Lange, kryetar...

Lexo më shumë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
21 Janar, 2026

Rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortën e saj, ka...

Lexo më shumë

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të takohet të enjten në Davos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Sipas raportimeve, gjatë ditë...

Lexo më shumë

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
21 Janar, 2026

Norvegjia dhe Suedia kanë refuzuar t’i bashkohen Komitetit për Paqe të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa sipas raportimeve të mediave,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com