Kryesore

Berisha: Qeveria mban qëndrim përçmues ndaj mjekëve, i detyron të emigrojnë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:59 - 14/06/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët, ku ka diskutuar për problematiket që përballet sistemi shëndetësor.

Në fjalën e tij, Berisha bëri përgjegjëse qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi si dhe të mjekëve, pasi sipas tij, në vendin tonë nuk rriten pagat.

“Nëse do pyeteshim të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij vendi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion, e dyta është ne përgatisim mjekë për emigracion. Ndërkohë që në këtë shërbim padiskutim të një rëndësie jetike për çdo shoqëri, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. unë do ndalem në shkakun e tyre. Pse kjo dramë e vërtetë në sistemin tonë? Sepse ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues, mosvlerësues.  Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Cili është ndryshimi? Me borxhin që ka marrë kjo qeveri rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe 4 herë dhe të infermierëve me radhë, por kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas