Aktualitet

Numërohen paundët që u kapën në Portin e Durrësit, sa është shuma


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 19/05/21 |
Opi Nion

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me shumën e parave në paund që u sekuestruan sot në Portin e Durrësit.

Shumë e parava ishte e fshehur në pjesën e prapakolpit të furgonit që vinte nga Anglia. Policia sqaron se  shuma e parave të sekuestruara është 123.460 paund dhe 280 sterlina.

Policia thotë se “si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe skanerin, në hyrje në territorin tonë është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia.”

Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit i identifikuar si Olsi Sefolli, 21 vjeç, banues në Hamallë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Pas