Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk na e kanë fajin filmat e socializmit që kemi degraduar si shoqëri

2017/03/10 at 1:24 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A ka shqiptarë patriotë e të ndershëm?

Nga Mentor Kikia

Një nga anëtarët e AMA-s, Erald Kapri, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të ndaluar transmetimin në televizione filma të prodhuar në kohën e komunizmit. Debati në fakt është rihapur nga kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, i cili ka kërkuar ndalimin e këtyre filmave. Të dy zyrtarët mendojnë se këto filma e informojnë brezin e ri me një histori të deformuar, apo siç Kapri thotë, tregojnë se komunizmi nuk ka qenë edhe aq i keq. Gjithashtu ata tregojnë se si është edukuar “njeriu i ri socialist”, duke bërë kështu edhe demë sociale tek gjenerata e re. Ideja në fakt është hedhur edhe më parë, por ka qenë në formën e propozimeve, pa gatishmëri për nisma zyrtare.

A kanë të drejtë Tufa dhe Kapri, se ka nga këto prodhime kinematografike që e deformojnë historinë? Padyshim që po! Veçanërisht historia e Luftës Nacional-Çlirimtare, e cila u shkruajt sipas variantit të fituesve dhe kineastët e riprodhuan atë sipas këtij versioni, duke e jetëzuar. Nuk mendoj se ata që kërkojnë ndalimin e këtyre filmave kanë vërejtje për nivelin artistik, apo hiperbolizimin e heronjve të luftës. Pasi unë nuk mendoj se komandanti që thërriste “Para partizanë”, dhe gjermanët ia mbathinin nëpër ferra, ka ndolnjë ndryshim të madh nga Rambo i Hollywood-it, që i vetëm vinte përpara një ushtri me vietkongë dhe që me një dorë ndalonte helikopterin të ngrihej në ajër. Ajo që mund të shkaktojë debatin real është ndarja politike të kohës, mes partizanëve dhe ballistëve, të cilët kinemaja i prezanton jo vetëm si bashkëpunëtorë të nazistëve, por skenaristët dhe regjisorët janë kujdesur t’i paraqesin sa groteskë aq edhe qesharakë. Kjo i ka shërbyer politikës së ndarjes klasore që u instalua në Shqipëri dhe diskriminimit, përndjekjes, burgosjes e vrasjeve të ish-anëtarëve të Ballit dhe familjarëve të tyre më pas. Unë jam plotësisht dakord që gjeneratat e reja hsitorinë nuk duhet ta mësojnë nga kinemaja por nga librat.

Por kinemaja e realizimit socialist nuk është kjo e gjitha. Janë prodhuar filma të mrekullueshëm bazuar mbi ngjarje historike para Luftës Nacional-Çlirimtare. Janë prodhuar filma me temë sociale e familjare, filma argëtues dhe edukativë për fëmijë. Janë prodhuar edhe filma me përmbajtje të thellë ideologjike e politike, por janë prodhuar edhe komedi të shkëlqyera, filma që i kanë shërbyer revolucionarizimit të shoqërisë, jo në aspektin politik, por në aspektin social dhe emancipues.

Çdo diktaturë e përdor kinemanë për ta indoktrinuar dhe nënshtruar shoqërinë, dhe në fondin e Kinostudios ka plot filma të tillë që tregonin se si punëtori gëlltiste teserën e partisë për të mos u djegur, ndërsa ai digjej vetë, apo se si çiftet e reja braktisinin qytetin për të jetuar e punuar në fshatra. Por duhet të jemi realistë që shumë filma i kanë shërbyer promovimit ndryshimeve të mëdha sociale. Të mos harrojmë se ishim një shoqëri injorante, analfabete, patriarkale, që fejonim fëmijët që në djep, që martonin vajzat me pahir duke i shkëmbyer me një lopë, që e trajtonim gruan me keq se mushka, e që vriteshim për gjakmarrje edhe të një shekulli shkuar.

Vërtet filmat kishin elementë ideologjikë, por kishin edhe disa edukative, veçanërisht për fëmijët. Vërtet kishte doza ideologjike, por kishte subjekte që himnizonin njeriun e ndershëm dhe njeriun që punonte.

Rënia e komunizmit që hoqi censurën dhe çliroi artin nga ideologjia, në vend që t’i hape rrugë kinemasë më cilësore, çoi në degradimin e këtij arti. Përveç disa përjashtimeve, prodhimet e tjera janë si të ishim tema diploma studentësh, me personazhe trafikantë dhe prostituta. Ndërsa simbolet që prodhohen sot, me ndihmën e “pakursyer” të medias, nuk janë partizanët trima, as saldatorët e palodhur, as traktoristët e shoferët që tejkalojnë planin, apo nxënësit e mirë në shkollë, por janë pjesa më parazite dhe e degraduar e shoqërisë. Janë femrat që “rikualifikohen” me botoks dhe japin intervista sa ‘Like’ kanë marrë me gjoksin e ri, vajza që shndërrohen në kënëgtaruce me ndihmën e dashnorëve të pasur, janë rreperët që më shumë se sa këngë numërojnë arrestimet për dhunë e shitje droge, janë fëmijët e të pasurve që shkojnë në shkollë me makina luksoze dhe që telefoni u kushton sa rroga 6-mujore e mësuesit.

Nese nuk bëjmë dot kinema sot, sepse nuk ka fonde qeveria apo se kineastët vjedhin edhe paratë e filmave të tyre, kjo nuk është për faj të filmave të realizimit socialist. Nëse nuk prodhojmë heronj të rinj e modele të reja për shoqërinë, kjo nuk është për faj të filmave me mësues e mjekë që shkonin nga Tirana për të punuar në Fushë Arrëz, ku edhe sot nuk ka mjekë e një mësues i jep mësim tërë shkollës. Unë sa herë të kem nevojë të qesh do ta shikoj “Kapedanin” e Xha Sulos, edhe “Tela për violinë”, edhe ekranizimin e komedisë “Pallati 176”, e shumë të tjerë, derisa ende nuk i ka një më të mirë. Sa për impaktin ideologjik, po e them me sinqeritet që do të preferoja që fëmijët e mi të kishin më shumë idhull personazhet e Rikard Larjes që ngrin në shtyllë, Xevdet Ferrit që shkon të punojë në minierë, Petrit Malajt që lë Tiranën për të shkuar mjek në Veri, e të tjerë personazhe si këta, sesa Noizin apo Encën.

Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Funksionon: Dhjetë mënyra të çuditshme për të lënë duhanin

Funksionon: Dhjetë mënyra të çuditshme për të lënë duhanin

Policia gjermane jep detaje për sulmin në Dyseldorf: Si u kap shqiptari dhe çfarë u gjet në banesë

Policia gjermane jep detaje për sulmin në Dyseldorf: Si u kap shqiptari dhe çfarë u gjet në banesë

Foto/ Dikur shaheshin, ja çfarë thotë sot Noizy për Dafina Zeqirin

Foto/ Dikur shaheshin, ja çfarë thotë sot Noizy për Dafina Zeqirin

TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com