Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk mund ti bihet gjithnjë “samarit” të oligarkisë

2018/03/07 at 11:44 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Manjani: Bulevardi vendi i betejës së çadrës së bardhë dhe asaj të zezë

Nga Ylli Manjani


Ka shumë komentues publike dhe politikanë që përpiqen të ngulin thellë në opinion idenë se janë disa oligarkë (bisnesmenë të mëdhenj) që po shkatërrojnë vendin. Madje disa mendojnë se për këtë “krim” ata duhen ndëshkuar.

Se çfarë faji kanë bisnesmenët sinqerisht nuk arrij ta kuptoj? Nuk gjej asnjë llogjikë! Të kërkosh përgjegjësi tek bisnesi përse do të punojë e të fitojë. Edhe Marksi atje në varr rrotullohet nga sikleti nëse e dëgjon këtë gjë! As ai nuk e ka pretenduar këtë sa qe gjallë.

Përkundrazi, Ai argumentonte se “… motivi i kapitalit është fitimi”. Ky është në fakt motivi; FITIMI.

Nuk është përgjegjësi e bisnesit mosruajtja apo keqmenaxhimi i pasurisë publike. Po fare, fare! Për këtë gjë popujt zgjedhin qeveri e institucione publike që ta bëjnë në emër të tyre.

Nuk është faji i bisnesit pse do të ndërtojë kulla, as nëse ndërtimi kullave prish urbanistikën apo dhe cmimet e tregut immobiliar! Nëse atyre ua mban xhepi i ndërtojnë për të fituar vetë dhe jo për të fituar shteti. Natyrtisht pjesë e fitimit është tregu i sigurtë, për të cilin më shumë sesa shtetit ju interesin vetë atyre.

Por nëse nga kullat prishet mjedisi, zihet drita e diellit apo prishet pamja tradicionale e qytetit (të gjitha këto janë pjese e interesit publik) nuk është fare përgjegjësi e tyre.

Përkundrazi këtë përgjegjësi duhet tua kërkojmë Bashkisë dhe Qeverisë! Ato janë zgjedhur të mbrojnë pasurinë publike dhe interesin publik.

Nuk është faji i bisnesit pse qeveria ka vendosur të kolapsë vendin me kontrata koncensioni.

Nuk ka llogjikë tjetër që të ketë kuptim!

Sulmi ndaj bisnesit në thelb është iditotësi, ligësi provinciale, anti-llogjikë ekonomike krejt pa lidhje! Ky sulm ja kalon çdo marksisti.

Qeveria është fajtore! Këtë thotë edhe FMN, me të drejtë.

Në shoqërinë e kapitalit, duhet të bashkëjetojmë me dëshirën e bisnesit për fitim. Ashtu siç duhet të kërkojmë një shtet të përgjegjshëm që në emër të publikut e kanalizon këtë dëshirë për fitim në funksion të interesit më të mirë publik!

Është detyrë e shtetit të tregojë se për cfarë ka nevojë më shumë shoqëria, për prodhim apo ndërtim; për turizëm apo shërbime; të infrastrukturë apo bujqësi. Mendoj se shteti ynë ka dështuar ta bëjë këtë gjë dhe për këtë faj ka vetëm Ai, pra SHTETI!

Debati tjetër pastaj se përse bisnesi rri më afër qeverisë është edhe më idiot. Po pse afër kujt duhet të rrijë?! Keni parë gjëkundi bisnes opozitar që të sigurojë fitim?! Kushdo që ka një NIPT synon të afrohet natyrshëm me marrësin e vendimeve, jo me kontestuesin e tyre!

Marrësi i vendimeve ka gjithë autoritetin të thotë JO kur duhet ta thotë dhe të shërbejë shpejt dhe mirë! Ashtu siç ka detyrën të rrefuzojë çdo ofertë të paligjshme në dëm të interesit publik.

Interesi publik është detyrë e shtetit, jo e bisnesit!

Ashtu sic është poshtërsi e papranueshme përdorimi i emrave të bisnesmenëve nga marrësi i vendimeve (sic bëri Kryeministri aktual) për të bërë politikë.

Duke u marrë me bisnesin, harrojmë të merremi me pseudo-bisnesin. Me atë që e krijon politika për të shkatërruar konkurrencën e madje edhe vetë vlerën e fjalës. Shihni çfarë bëhet me “bisnesin e fjalës”, median!

Ky është krimi i vërtetë. Krim i nxitur nga pushteti!

Prandaj skemi përse drurin që duhet ti japim gomarit (qeverisë), tja japim pafundësisht samarit (bisnesit).



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit
Kronikë

Atentat në Sarandë, një nga pistat lidhet me plagosjen e policit

18 Korrik, 2026 9:25 am
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Para
Nano dhe Shkullaku thyejnë koloret në studion e ‘Opinion’; ja si u veshën të ftuarit

Mustafa Nano ironizon keqazi dy moderatoret sportive

Dëshmia tronditëse e Besa Jasharit për natën kur serbi vrau 58 anëtarët e familjes së saj

Dëshmia tronditëse e Besa Jasharit për natën kur serbi vrau 58 anëtarët e familjes së saj

Seksi është ilaç, ja 5 arsyet
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}