Aktualitet

Nuk marrin KEMP-in prej dy muajsh, invalidët në Elbasan hyjnë në grevë urie



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 24/12/22 |
Opi Nion

Përshkallëzohet protesta e personave me aftësi të kufizuara në Elbasan. Sot ata kanë vendosur që të nisin grevën e tyre të urisë.

Sipas Klan News, ata janë shprehur se KEMP-et e tyre janë ndaluar prej 2 muajsh, ndërsa shteti sipas tyre nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për ndalimin e pagesave. Janë rreth 160 persona me aftësi të kufizuara në Elbasan, të cilët nuk kanë marrë KEMP-in e tyre.

Prej ditësh ishin në pritje të një përgjigje nga instancat përkatëse, ndërsa për këtë arsye, rreth orës 09:30 minuta hynë në grevë urie. Vendimet e fundit të “Komisioni Epror Mjekësor” kanë prekur një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuara në të gjithë Shqipërinë.

“Komisioni nuk i ka parë dosjet tona dhe u bë një javë tjetër pa përgjigjie dhe tani jemi futur në grevë urie bashkë me kolegët e mi”-u shpreh një nga përfaqësuesit e grevës.

Në bazë të VKM-së nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror.

Pas