Vijon të mbetet mister vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, të cilët u gjetën të pajetë në banesën e tyre nga fqinjët.
Ndërsa grupi hetimor vijon me hetimet për zbardhjen vrasjes së mistershme të çiftit të të moshuarve më 2 maj 2024 në fshatin Brodishtë.
Çifti Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi lIia 88 vjeçe u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 12 persona por ende nuk ka të arrestuar.
E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në pragun e banesës.
U dyshua se çifti mund të ketë vrarë njëri tjetrin pas një konflikti, por ky version është hedhur postë nga grupi hetimor./Opinion.al