San Francisco deri më tani nuk ka asnjë person të prekur me koronavirurs, por autoritetet kanë vendosur të shpallin gjendjen lokale të emergjencës.
Autoritetet e qytetit të katërt më të madh në Kaliforni bëjnë me dije se vendosën që të marrin këtë masë për të ndërgjegjësuar publikun që të përgatitet për përhapjen e mundshme të këtij virusi të rrezikshëm.
“Edhe pse nuk kemi asnjë rast mes rezidentëve të San Francisco, duhet që të jemi të përgatitur, pasi harta globale e përhapjes së koronavirusit po zgjerohet me ritme shumë të mëdha”, u shpreh kreu i bashkisë, London Breed.
Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka deklaruar që SHBA duhet të përgatitet për një shpërthim të mundshëm të koronavirusit.
Sipas të dhënave, në SHBA janë regjistruar 14 raste me koronavirus, të cilat janë trajtuar dhe vetëm 2 prej tyre ishin përhapur nga njeriut tek njeriu./ Opinion.al