Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Norvegji/Vdekjet pas vaksinimit, kompania: Nuk janë alarmuese

2021/01/16 at 5:44 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sezoni i gripit” fillon zyrtarisht në Shqipëri, vjet u mori jetën 16 personave

Ka shkuar në 29 numri i personave mbi 75 vjeç që kanë humbur jetën pasi kanë marr dozën e parë të vaksinës në Norvegji, duke ngritur kështu pikëpyetje lidhur me targetimin e personave që do të përfshihen në programin kombëtar të vaksinimit. Të dhënat e fundit shtojnë edhe 6 raste të tjera nga 23 që ishin me heret, duke ulur kështu edhe moshën e personave që kanë humur jetën, në më pak se 80 vjeç.


Deri të premten, në Norvegji e vetmja vaksinë në përdorim ka qenë ajo e Pfizer/BioNTech dhe të gjitha viktimat kishin kryer këtë vaksinë, ka bërë të ditur Agjencia Mjekësore Norvegjeze për “Bloomberg”.

“Janë 13 vdekje të cilat tashmë janë studiuar dhe 16 të tjera që janë në studim e sipër,” ka bërë me dije agjencia duke saktësuar se të gjitha personat kanë qenë të moshuar që vuanin nga probleme shëndetësore serioze.

“Shumica kanë patur efektet anësore të pritshme ndaj vaksinës, si të vjella, temperaturë, reagim lokal në vendin e injeksionit dhe përkeqësim të problemeve të tyre shëndetësore te meparshme.”

Kjo përvojë e ka shtyrë Norvegjinë të sugjerojë se vaksinimi mund të jetë shumë i rrezikshëm për personat shumë të moshuar dhe ata në gjendje të rëndë, ndonëse ende nuk ka një deklarim nga një autoritet mjekësor europian, ndërkohë që vendi po merr në konsideratë efektet anësore reale të dozës së parë.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, gjykon se “për personat me probleme të rënda shëndetësore, efektet anësore relativisht të lehta të vaksinës mund të kenë pasoja.  Ndërkohë për të sëmurët në gjendje terminale, përfitimi i vaksinës mund të jetë margjinal ose i parëndësishëm”.

Pfizer dhe BioNTech po punojnë me rregullatorin norvegjez për të hetuar vdekjet në Norvegji, deklaroi Pfizer nëpërmjet një e maili. Agjencia zbuloi se “numri i incidenteve deri më tani nuk është alarmues dhe është në përputhje me pritshmëritë”, tha Pfizer.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vdekje janë raportuar edhe në vende të tjera, por nuk kemi ende detaje të plota për këtë,” tha Agjencia e Barnave të Norvegjisë. “Ekzistojnë gjithashtu ndryshime midis vendeve në të cilët ka përparësi për vaksinimin, dhe kjo mund të ndikojë gjithashtu në raportimin e efekteve anësore, përfshirë vdekjen.”

“Agjencia Norvegjeze e Barnave kishte bërë të ditur që përpara vaksinimit, se për personat e sëmurë dhe të moshuar, mund të ndodhë humbje e jetës brenda një kohe të shkurtër pas vaksinimit. Kjo nuk do të thotë se ka një lidhje rastësore mes vaksinimit dhe vdekjes. Por megjithatë, lidhur me vdekjet e ndodhura, ka gjasë që efektet e njohura anësore të vaksinës, të kenë kontribuar në një shkak serioz fatal,” ka bërë me dije agjencia.

Situata e Norvegjisë nuk do të thotë që njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm duhet të shmangin vaksinimin. Ajo është tregues se ku duhet të fokusohen indikacionet e para, ndërkohë që vendet fillojnë raportojnë të dhënat mbi sigurinë e vaksinës. Emer Cooke, kreu i ri i Agjencisë Evropiane të Barnave, ka thënë që gjurmimi i sigurisë së vaksinave Covid, veçanërisht ato që mbështeten në teknologji të reja si ajo e ARN, do të ishte një nga sfidat më të mëdha pasi të niste vaksinimi në masë./Opinion.al

Shenim: Ky artikull u perkthye nga “Bloomberg”

Etiketa: agjencia e barnavenorvegjiraportimetVaksinavdekjet


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Vaksina/Meta: Transparencë, çdo veprim tjetër hyn në sferën e kontrabandës

Vaksina/Meta: Transparencë, çdo veprim tjetër hyn në sferën e kontrabandës

Studimi/Mungesa e vitaminës D3 ndikon në prekjen dhe simptomat e Covid

Studimi/Mungesa e vitaminës D3 ndikon në prekjen dhe simptomat e Covid

Basha: Qeveria jep sinjale për anulimin e koncesionit të Check Up-t

Kreu i ri i CDU, Basha: Unë dhe PD presim të vijojmë të punojmë së bashku
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}