Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, mbahen sot takimet mes kryenegociatorëve

2024/12/17 at 9:44 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, mbahen sot takimet mes kryenegociatorëve

Takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, do të zhvillohen sot në Bruksel.


Siç kishte konfirmuar më herët BE-ja, këto takime do të jenë në nivel të kryenegociatorëve.

Sikur edhe herave të mëparshme, së pari pritet të ketë takime bilaterale të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak me shefin e delegacionit të Kosovës Besnik Bislimi, pastaj me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Më vonë, nëse do të ketë gatishmëri të palëve, do të ketë edhe takim të përbashkët trepalësh.

Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar me 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen e dialogut dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ndërkohë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.

Mandati i të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.

Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.

Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizim it të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalur nga procesi i dialogut”.

Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

Kosova dhe Serbia do të rikujtohen se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE. Këto thirrje pritet të jenë në konkluzat për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. /rel



Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Konferenca e tretë ndërqeveritare/ Ministri i Hungarisë: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forcojë BE!  

Konferenca e tretë ndërqeveritare/ Ministri i Hungarisë: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forcojë BE!  

Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash 

Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash 

Konferenca ndërqeveritare/ Rama nga Brukseli: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, të mbyllim negociatat në 2027 

Konferenca ndërqeveritare/ Rama nga Brukseli: I kemi bërë detyrat e shtëpisë, të mbyllim negociatat në 2027 
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}