Opozita ka bllokuar mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës.
Në këtë mbledhje, PS do të jepte vendim për 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.
Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.
Pas debateve, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës dhe më pas kjo e fundit është detyruar të ndërpresë mbledhjen.
Pjesë nga përplasja:
Noka: Nxirri jashtë (për gardën)
Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.
Bushka: Me mikrofonin ç’pate?
Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.
Bushka ndërpret mbledhjen
Noka: Ik qërohu!