Komisioni i Sigurisë Kombëtare i ka kërkuar informacion Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për masat e marra nga policia më 11 dhjetor, ditën e zhvillimit të Kuvendit të ish-kryeministrit Berisha, kur u rrethua selia e PD.
Shkresa që mban firmën e deputetit, Flamur Noka, thotë se është konstatuar për herë të parë në 31 vite pluralizëm që forcat policore në mënyrë të kundraligjshme janë përfshirë në situatën e brendshme të një partie politike.
Për këtë arsye Komisioni i Sigurisë Kombëtare kërkon të dhëna mbi informacionet e marra nga Policia e Shtetit që çuan në ndërrmarrjen e këtyre veprimeve.
Forca të shumta policie rrethuan në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, më 11 Dhjetor./Opinion.al