Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka pranuar sot në studion “Opinion” të “News 24” se edhe në qeverinë “Berisha” është përdorur një pajisje e ngjashme përgjimi.
Por ndryshe nga tani, sipas Nokës, ajo e atëhershmja është përdorur ligjërisht.
“Ne e kemi përdorur një pajisje të ngjashme, por me autorizim dhe kemi përgjuar disa grupe kriminale”, tha Noka, duke iu përgjigjur gazetarit Artan Hoxha.
Sa i përket rastit konkret, ai tha se Policia po e përdor pa autorizim pajisjen e shumëpërfolur.