Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me fobitë e çuditshme të disa prej personazheve historike botërorë

2018/12/05 at 2:00 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Njihuni me fobitë e çuditshme të disa prej personazheve historike botërorë

Le të shohim më poshtë disa nga fobitë e çuditshme të këtyre personazheve historike, që mund të ndryshojnë edhe pikëpamjen tuaj mbi ta;

Shkrimtari i mirënjohur danez i përrallave për fëmijë, Hans Kristian Anderson, kishte një imagjinatë të gjallë dhe mendime obsesive se do të varrosej i gjallë. Në fakt frika e tij, ishte jo tërësisht e pabazë. Në epokën vitktoriane, raportoheshin qindra raste të njerëzve të varrosur të gjallë, pasi mendoheshin gabimisht se kishin ndërruar jetë.


Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, ishte aq i frikësuar nga zjarri, sa që ushtrohej rregullisht në Shtëpinë e Bardhë, se si të përballonte një situatë emergjente të shkaktuar pikërisht nga zjarri. Kur ishte i vogël ai pa tezen e tij të përfshihej e tmerruar nga flakët, dhe imazhi i syve të saj, do e përndiqte gjithë jetën.

Udhëheqësi nazist gjerman, Adolf Hitler, pëlqente ta portretizonte veten si një supermen. Por ai kishte në fakt shumë frikë dentistët. Kjo shpjegon edhe faktin, se përse Fyhreri kishte një higjienë të tmerrshme orale, sipas vetë dëshmisë së dentistit të tij personal, Johanes Blashke.

Perandori romak, August Çezari, mund të ishte njeriu më i fuqishëm në botë, por ai kishte frikë nga errësira, bubullimat dhe vetëtimat gjatë kohës së keqe. Burimi i fobisë së tij, ishte një rrufe që një ditë goditi për vdekje një skllav, që po ecte shumë pranë tij. Perandori e mori atë si një shenjë se ishte mallkuar nga perënditë. Ai urdhëroi ndërtimin e një tempulli kushtuar Jupiterit, Zotit të Stuhisë. Por kjo nuk do ta pengonte të tmerrohej sa herë që binte shi.

Edhe Cari reformator i Rusisë, Pjetri i Madh, i urrente për vdekje insektet. Shërbëtorët e tij, punonin për orë të tëra për të kontrolluar gjitha dhomat, ku duhej të hynte udhëheqësi. Ato duhej të mos kishin asnjë lloj insekti. Një oficer besnik i ushtrisë, gjeti vdekjen pasi u godit në kokë nga vetë Pjetri, kur ai zbuloi një kacabu në shtëpinë e tij.

Piktori norvegjez Edvard Mynsh, vuante nga agorafobia akute. Frika e tij ndaj hapësirave publike të mëdha, dhe turmave në natyrë u pasqyrua në artin e tij. Sipas disa studiuesve të Mynsh, frika e artistit nga hapësirat e mëdha, mund të ketë qenë rrënjosur në traumën e fëmijërisë. Edvard ishte vetëm 5 vjeç kur e ëma i vdiq nga tuberkulozi. Pastaj, vetëm disa vjet më vonë, motra e tij vdiq nga e njëjta sëmundje. Kjo mund të ketë qenë arsyeja, pse ai ishte aq i frikësuar të dilte jashtë shtëpisë.

Ashtu si Anderson, edhe presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vuante nga tafofobia, frika e të varrosurit i gjallë. Kur dergjej në shtratin e vdekjes, presidenti urdhëroi që trupi i tij të lihej i vetëm dhe i paprekur për dy ditë. Në këtë mënyrë, mjekët, shërbëtorët e tij, dhe më e rëndësishmja varrmihësit, mund të ishin të sigurt se ai kishte vdekur.

Ashtu si piktori norvegjez edhe shkrimtari francez, Marsel Prust, vuante nga agorafobia. Megjithatë izolimi nga bota e jashtme, i dha mundësinë që të përqëndrohej në shkrimet e veta. Kryevepra e tij epike “në kërkim të kohës së humbur”, është plot 3000 faqe.

Ndërkohë Tomas Xheferson, një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara, vuante nga frika e të folurit në publik. Ai qe një nga autorët kryesorë të Deklaratës së Pavarësisë. Por, ndërsa mund të shkruante me elokuencë mbi një varg çështjesh, tmerrohej kur i kërkohej të fliste me zë të lartë në publik, duke u justifikuar në shumë raste se ishte i sëmurë. Megjithatë në fund, Xheferson e mposhti frikën e tij, për t’u bërë një nga amerikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Rregjizori i famshëm britanik i filmave thriller dhe horror, Alfred Hiçkok, ndjente neveri dhe një frikë të madhe ndaj vezëve të pulave. Por ai kishte edhe fobi të tjera, si nga seksi dhe lartësitë. Madje kishte një frikë të përjetshme, se mund të arrestohej gabimisht dhe të burgosej. Kjo e fundit supozohet se daton që në fëmijërinë e tij, kur babai i tij e mbylli në një nga qelitë e policisë lokale, që t’i jepte atij një mësim sa herë që sillej keq.

Udhëheqësi i madh i mongolëve, Xhengis Kan mund të ketë qenë kryekomandanti më i frikshëm i të gjitha kohërave. Por ai ishte i tmerruar nga qentë, edhe pse ndoshta kanifobia e tij ishte e kuptueshme. Qentë në Mongoli, ishin trupmëdhenj dhe aq të egër, dhe mund t’u bënin ballë edhe ujqërve.

Presidenti amerikan, Riçard Nikson kishte një fobi ndaj spitaleve. Ai kishte frikë se nëse ai do shtrohej për kontroll në njërin prej tyre, nuk do të dilte më gjallë prej andej. Kur u diagnostikua me një koagulim serioz të gjakut pas dorëheqjes së tij, Nikson ishte shumë ngurrues për t’u kontrolluar në spital. Por kirurgët e Shtëpisë së Bardhë e paralajmëruan se nëse nuk shkonte në spital, me siguri që do të vdiste. Në fund, ai u bind të shkonte në spital.

Etiketa: fobiHitlerpersonazh


Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Para
Studentët i përgjigjen Ramës e Nikollës: What the fuck

Studentët i përgjigjen Ramës e Nikollës: What the fuck

“Shoqet” që duhet t’i mbani sa më larg që të jetë e mundur

"Shoqet" që duhet t'i mbani sa më larg që të jetë e mundur

Facebook-u bie sërish, gjigandi i rrjeteve sociale i paaksesueshëm

Facebook-u bie sërish, gjigandi i rrjeteve sociale i paaksesueshëm
















TE FUNDIT

Shpërthim në Tiranë orët e para të mëngjesit/ Dëmtohen disa automjete

Shpërthim në Tiranë orët e para të mëngjesit/ Dëmtohen disa automjete
24 Korrik, 2025

Vendoset edhe shpërthen një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç në Tiranë....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 24 korrik 2025

Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
24 Korrik, 2025

Ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 24 korrik 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
24 Korrik, 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me...

Lexo më shumë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com