Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njeriu i Trump vjen në Tiranë: Qeveria shqiptare u dha azil disa mijëra muxhahedinëve

2017/03/21 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Njeriu i Trump vjen në Tiranë: Qeveria shqiptare u dha azil disa mijëra muxhahedinëve

Asnjëherë nuk është dhënë një shifër e saktë se sa muxhahedinë kanë marrë azil politk në Shqipëri. Por John Bolton, pjese e Partisë Republikane amerikane dhe ish-ambasador i Kombeve të Bashkuara i cili ndodhet në Tiranë dha se janë disa mijëra.


Bolton, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump, ka dhënë një intervistë për Top Story me Sokol Ballën ku ka ka treguar se Shqipëria u ka dhënë azil mijëra anëtarëve të opozitës iraniane.

Cilat janë arsyet e vizitës tuaj në Tiranë?

Bolton: Kam ardhur që të qëndroj me opozitën iraniane që të festojmë Sulltan Novruzin, që është viti i ri iranian. Është një vizitë shumë e shkurtër, por është interesante të shikoj sesi refugjatët iranianë janë përshtatur dhe dua t’i shpreh mirënjohjen time qeverisë së Shqipërisë që u ka dhënë azil.

Deri ku shkon mirënjohja amerikane ndaj Shqipërisë për këtë që ajo bëri për opozitën iraniane?

Bolton: Në fakt, trajtimi i opozitës iraniane ka qenë një mundësi e rrallë për një bashkëpunim dypartiak sot në SHBA. Ka qenë një mjedis shumë i përçarë mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Në fakt, në këtë rast gjetën unitetin që t’i japin një zgjidhje kësaj krize me iranianët, prandaj i jemi shumë mirënjohës qeverisë shqiptare që u ka dhënë statusin e refugjatit disa mijëra personave. Në këtë rast është pritur shumë mirë në mbarë spektrin politik amerikan.

A ka ndryshim në pozicionin e Uashingtonit përsa i përket opozitës iraniane, sidomos tani në fuqi është administrata Trump, që ka një qasje tjetër për marrëveshjen me Iranin, ndryshe nga administrata Obama?

Bolton: Është një situatë tjetër në politikën amerikane pas 20 janarit. Shumë dimensione lidhur me Iranin, programin bërthamor dhe opozitën aty vazhdojnë të qëndrojnë, sepse janë rutinë për administratën e re, por unë mendoj që është e qartë që Presidenti Trump ka një kendvështrim krejt tjetër sa i takon rrezikut që vjen nga Irani dhe ai vazhdon luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Pra le të themi që është një kendvështrim krejt tjetër nga ai i Obamas.

Pra, roli i Shqipërisë në këtë çështje, me ndryshimin e administratës Trump merr një vlerë tjetër?

Bolton: Sigurisht që është më i konsiderueshëm si qëndrim, sepse ky qëndrim ndaj opozitës iraniane do të pritet mirë në Uashington. Ka shumë opozitë ndaj regjimit të Teheranit, kryesisht të rinj dhe shumë të tjerë. Mendoj se Ajatollahu është shumë jopopullor atje dhe pikërisht fakti që qëndron në pushtet është përmes forcës ushtarake dhe trupave të gardës revolucionare iraniane. Ka edhe shumë forca të tjerë të opozitës që nuk i dimë, por qasja ndaj Iranit do të jetë ndryshe. Ne nuk e kemi parë ende të gjitha provat dhe dëshmitë për këtë, por kemi parë udhëtimin e Sekretarit të Shtetit në Lindjen e Largët, ku ka thënë se vjen një rrezik tjetër bërthamor nga Koreja e Veriut, ku qëndrimi që mbante Obama nuk vazhdon më. Pra, nuk do të mbahet më nga administrata e re amerikane.

Pra ju shikoni ata mijëra pjesëtarë të opozitës iraniane që kanë statusin e refugjatit politik në Shqipëri, ndoshta në një moment të dytë mund të jenë subjekt i trajnimit, stërvitjeve, pra riaktivizimit të tyre në betejën në kundërshtimin ndaj regjimit në Iran?

Bolton: Nuk mendoj se do të jetë e mundur që të parashikohet në këtë moment se çfarë do të ndodhë, sepse varet shumë opozita iraniane. Unë personalisht kam ca kohë që mendoj se regjimi i Ajatollahut përbën rrezik ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare në nivel global dhe përgjigja afatgjatë do të ishte ndryshimi i regjimit të Teheranit. Ne shpresojmë që populli i Iranit ta zgjedhë vetë qeverinë. Ne nuk e dimë se kush do ta fitojë zgjedhjet, por aspirata jonë duhet të jetë që të kemi mundësinë për të patur zgjedhje të rregullta dhe të lira. Është shumë herët, sepse jemi në fillimet e administratës së Trumpit dhe nuk i dihet si do të vazhdojë. Mendoj se popujt e Europës, por edhe në SHBA duhet të kuptojnë se nuk është më administrata e Obamas. Është një kendvështrim krejtësisht tjetër sa i takon rrezikut që përbën regjimi i Teheranit përmes programit bërthamor dhe mbështetjes që i japin terrorizmit.

Etiketa: boltonmuxhahedinetirane


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Para
Instagram sjell përditësimin e shumëpritur, tani videot live marrin një tjetër kuptim

Instagram sjell përditësimin e shumëpritur, tani videot live marrin një tjetër kuptim

Ami dhe Ermali më të dashuruar se kurrë, mesazhe të forta për njëri-tjetrin

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen, urimi i Amit do ju emocionojë

Surpriza/ De Biasi merr një lojtar të Kukësit për Italinë

 De Biasi supersticion, ja çfarë thotë për hotelin ku do akomodohet kombëtarja në Palermo
















TE FUNDIT

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
8 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të nënshkruajë një propozim paqeje të hartuar nga SHBA-të që...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Dhjetor, 2025

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com