Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njëri thotë hip se të vrava, tjetri zbrit se të vrava

2019/05/24 at 12:50 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
“Pse nuk do të ketë një marrëveshje të dytë”

Aldo Baxhaku-Tri letra publike dixhitale vollën propagandë në agorën e facebook-ut shqiptar. Nga dy liderët e përfaqësive më të mëdha politike nuk ka propozime racionale e as alternativa konkrete politike. Është një shfaqje dixhitale për të bërë qokën e radhës tek populli se ne mendojmë për ju, por në fakt është shumë vonë për të ulur gjakrat. Kjo ka një arsye shumë të thjeshtë, kush moderohet humb vota, sa më në ekstrem ta çosh retorikën aq më i fortë do të dukesh e do të fitosh vota.


Letrat janë relativisht të gjata por politikisht të shkurtra. Së pari, ka një lojë me konceptin e dialogut dhe vendit të tij në kornizën demokratike. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në demokraci ose i drejtohesh gjykatës ose kutive të votimit. Dialogu nuk është thjesht mjet, por mënyrë jetese e shoqërive të civilizuara, e në rastin e demokracive parlamentare, ai merr rëndësi të veçantë në parlament.

Kjo ka shumë rëndësi të theksohet, sepse në rastin konkret bëhet fjalë për një dialog nga i cili pritet një produkt me pasoja politike, e jo bisedë kafeneje ku secili mund të flasë sipas oreksit. Është e vërtetë që palët ulen në dialog edhe kur janë në luftë ushtarake, por vetëm për dy arsye, ose kur duan armëpushim ose kur njërës i ofrohet kapitullimi. Pra nuk duhet krijuar iluzioni se dialogu është rruga drejt ndriçimit, aq më tepër kur ai do të jetë jo transparent.

Elementi i dytë politik, e fatkeqësisht i fundit që përmendet në tërë ato fjalë janë zgjedhjet. Rëndësi kryesore në zgjedhjet demokratike nuk ka zhvillimi në një datë fikse dhe paqja, kjo të paktën nuk përshkruhet në asnjë literaturë mbi demokracinë. Paqja është e rëndësishme por Shqipëria nuk ka asnjë rrezik real për momentin që të jetë në gjendje lufte.
Koha është një element procedural, i cili shërben si pikë reference për subjektet politike në garë në mënyrë që të përgatiten për nisjen e fushatës. Sanksionimi më i rëndësishëm që i bëhet zgjedhjeve është se ato duhet të kryen me vullnet të lirë të popullsisë. Zgjedhje në kohë dhe të paqta kishte dhe në Shqipërinë komuniste, por nuk ishin me vullnet të lirë. Për hir të këtij të fundit mbahet në këmbë demokracia por njëkohësisht garantimi i tij kërkon garanci të forta.

Paradoksalisht, opozita e ka kthyer këtë në qëllim në vetvete dhe sipas saj një qeveri tranzitore është garant i mjaftueshëm. Ama, megjithëse se kjo garanci nuk është aspak bindëse, vullneti i lirë nuk do të thotë votë për opozitën. Demokracia nuk është sistemi i ndryshimeve të shpejta, përkundrazi është sistemi politik ku ndryshimet ndodhin shumë ngadaltë por ama është më i sigurt dhe garanton stabilitet.

Situata me të vërtetë që është e pazakontë, por po ta shohim pak ftohtë nuk është edhe aq e pazakontë për një vit elektoral. Protestat, akuzat, premtimet dhe paralajmërimi për apokalipsin e demokracisë ndodhin çdo vit që ka zgjedhje.  Me tone shumë më të moderuara kjo ndodh në çdo shtet demokratik dhe në këtë gjë të paktën jemi ‘si gjithë europa’. Ajo çfarë e bën të veçantë gjendjen aktuale është se pala që ka hyrë në zgjedhje nuk ka nevojë të bëjë fushatë, ndërsa pala tjetër ka nisur një dialog me popullin pa hyrë fare në zgjedhje.

Ai që ka më shumë vota dhe në të njëjtën kohë më i përgatitur elektoralisht sillet si skolastik i bindur etatist, ndërsa ata që duhet të luftojnë për numrat që nuk i kanë janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe perspektivën e tyre politike për hir të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

A thua vallë të jenë kaq idealistë? Padyshim që jo përderisa partitë janë të gatshme të premtojnë gjithçka, pa kurrfarë bindjeje parimore, vetëm e vetëm që ti kenë të gjithë votuesit me vete. Atëherë ose të gjithë gënjejnë ose sistemi zgjedhor krijon mundësinë që dy njerëz ti thurin oferta dhe kërcënime njëri-tjetrit pa ndjerë asnjë presion të brendshëm partiak. Humbja e njërit ose tjetrit është e qartë që do të fundosë edhe partinë përkatëse me gjithë ç’ka brenda.

Në këto rrethana homogjeniteti i mendimit dhe shpirti i sakrificës i të dy kampeve është për tu admiruar. Por kjo nuk i bën mirë demokracisë. Këtu citoj kryeministrin por duke ju drejtuar edhe atij “Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend”. Ju jeni në të drejtën tuaj të mendoni dhe veproni në këtë mënyrë por në këtë rast e bëni me oportunizmin që ju ofron sistemi. Në tri letra publike ju nuk e parashtroni ndryshimin e kodit zgjedhor.

Këtë nuk mund ta bënit për tri arsye. Së pari tani më shumë se kurrë ju duhet të keni pozita shumë të forta në kampet tuaja politike por edhe si figurë përfaqësuese e partisë. Demokratizimi i vendimmarrjes në këtë moment do t’ju kushtonte pozitat e juaja në parti dhe diskursi politik mund të shtrihej në fusha të ndryshme të cilat ndoshta nuk ju interesojnë ti hapni për momentin.

Së dyti, çfarëdo argumentimi konkret do të shihej si një moderim qëndrimi që njëri bën karshi tjetrit. Kjo do të kishte kosto elektorale sepse do të hidhte poshtë të gjithë përpjekjet e bëra tërë këtë kohë për ta polarizuar në kulm situatën. Kjo gjendje është shumë delikate, nëse perceptohet një lëshim nga njëra anë ajo do të humbë votat e votuesve më radikalë ndërsa pala tjetër fiton votuesit ‘gri’. Elektorati ‘gri’ në situata të polarizimit ekstrem është i paqartë mbi votën dhe në shumicën e rasteve ose voton për partinë në pushtet ose nuk voton fare.

Së fundi, do të humbisnit mbështetjen e subjekteve politike që përfitojnë vende në parlament vetëm nga ky sistem zgjedhor. Këto subjekte në shumicën e rasteve janë njerëz pa kontribut politik të madh në parti ama japin kontribute të mëdha financiare. Meqenëse nga këto të fundit përfiton vetëm partia dhe jo zgjedhësit atëherë kjo do të ishte një lëvizje pa leverdi. Padyshim që ata mund të zëvendësohen por koha nuk premton, plus që reformimi i kodit zgjedhor mund ti kanalizojë individët me kapitale politike dhe me mbështetje në popull, drejt formimit të partive të reja.
Padyshim që të gjithë qytetarët duan që kriza të zgjidhet e gjendja të normalizohet, por në fund çdo njeri do të dojë të jetë në anën e fituesit. Kriza më e madhe që përballet Shqipëria është refuzimi i të paturit opozitë nga të dy forcat më të mëdha politke në vend. Vendi ka kaluar nga gara politike në luftë politike ku fituesi do ti marrë të gjitha. Këtu nuk ka alternative politike por postulate absolutiste që vendi duhet të jetë kështu se kështu them unë. E megjithëse alternativat përçohen në formën e postulateve klishe, nuk jepet një mënyrë se si do arrihen ato. Kemi vetëm trenin e zgjedhjeve ku njëri kryetar i thotë partisë hip se të vrava ndërsa tjetri zbrit se të vrava./ Opinion.al

Etiketa: Aldo Baxhaku


Ju sugjerojmë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Para
Weinstein/ Pakt 44 mln dollarësh me gratë që e akuzojnë për sulme seksuale

Weinstein/ Pakt 44 mln dollarësh me gratë që e akuzojnë për sulme seksuale

Opinion/ Sali Berisha për krizën!

Opinion/ Sali Berisha për krizën!

Danimarka kundër zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit

Danimarka kundër zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit
















TE FUNDIT

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
12 Tetor, 2025

Dashi Je në një pozicion harmonik me njerëzit dhe mjedisin kudo që je strehuar. Ngjarjet dhe bisedat po rrjedhin mjaft...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com