Mesila Doda deputete në Kuvendin e Shqipërisë ka postuar në profilin e saj në fb disa foto ku hipur mbi makina vihen re disa njerëz të veshur me të zeza. Prania e këtyre njerëzve dhe veshjet e tyre e kanë trembur keqazi Mesilën aq sa u ka kushtuar edhe një status në fb të cilin më pas e ka fshirë po vetë.