Prokuroria kërkon një vit burg për ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi. Dënimi me një vit burg kërkohet dhe për pasardhësin e tij të komanduar Artan Hoxha për shpërdorim detyre.
Hetimi ndaj këtyre personave ka nisur pas kallëzimit të Ministrisë së Brendshme, mbështetur në një audit të bërë në Gardë në korrik 2014. Ata akuzohen se kanë paguar shefen e burimeve njerëzore, Shqipe Jasimi, pa shkuar në punë. Jasimi paguhej me pagë në Gardë ndërsa ndodhej jashtë shtetit, thuhet në akt-akuzë.