Një tjetër banesë ku kultivohej bimë narkotike është zbuluar në Qesarake nga Policia e Tiranës.
Polica ka arrestuar një 31-vjeçari, i cili ka tentuar të arratisej. Mësohet se i riu e kishte marrë me qira ambientin ku kultivonte bimë narkotike.
Në në momentin që ka konstatuar praninë e policisë, 31-vjeçari ka tentuar të largohet nga ballkoni i katit të katërt duke zbritur nëpërmjet tubave të jashtëm, por më pas është ndaluar nga policia./ Opinion.al