Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një tjetër deputet largohet nga PS, Baraj: T’iu krijoj hapësira të rinjve

2021/03/05 at 6:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Një tjetër deputet largohet nga PS, Baraj: T’iu krijoj hapësira të rinjve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Besnik Baraj ka lajmëruar largimin e tij nga politika.


Nëpërmjet një shkrimi  bëhet me dije se Baraj ka njoftuar largimin e tij nga Partia Socialiste teksa e konsideron si fundin e një kapitulli.

Sipas deputetit arsyeja e largimit është dëshira e tij për t’u dhënë hapësirë personave të rinj që po i afrohen PS-së .

“Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin  për kandidimin si deputet”.- shkruan deputeti.

Falenderime Baraj ka për Edi Ramën dhe deputetë të opozitës, ndërsa e mbyll postimin duke i uruar suksese PS-së.

“Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim  maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.”– shkruan ish-deputeti

Ky është largimi i dytë që vjenë nga rradhët e deputeteve të Partisë Socialiste. Kujtojmë që më herët është larguar Vasilika Hysi.

Shkrimi i plotë:

“Fundi i një kapitulli…..

Fillimi i viteve 90 e gjeti Shqipërinë të varfër e të revoltuar, por nuk mungonte idealizmi, ndershmëria dhe profesionalizmi. Këto tipare i gjeta të spikatura në mjaft kolegë të PS, bile nuk mungonin edhe te grupimi i PD, ku kisha mjaft miq nga universiteti. Si shumë të tjerë, edhe mua më ftuan të bëhem pjesë e politikës. Profesioni im nuk kishte të bënte me shkencat politike. Megjithatë pranova, sepse klima politike po ndërhynte në të gjithë jetën shqiptare, deri në familje. Për fat të keq edhe sot, politika fut hundët në familje dhe jetën personale. Shpesh u thoja kolegëve në Universitet, të mos rrinin mënjanë, sepse vendin e tyre do e zenë të tjerë, ndoshta me shumë më pak vlera. Të njejtën thirrje do bëja edhe sot, pasi kudo ka profesionistë të mirë e të ndershëm, për të cilët parlamenti, pushteti qendror e vendor kanë nevojë.

Tek i hedh një sy tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, gjej të mishëruar Legjendën e Rozafës. Njera palë pësoi një metamorfozë e pati rol në shkatërrimin ekonomik, degradimin kulturor e arsimor, zhvillimin e anarkisë dhe tragjedive. Mosrespektimi i ligjit për motive politike ishte logoja e saj. Pala tjetër mori përsipër të ndërtojë, të ribëjë shtet, të vendosë rend dhe ligje e të paguajë borxhet e mëdha të trashëguara. Reformimi i drejtësisë është fokusi i saj. Dallim thelbësor kanë dhe në mbrojtjen e interesave dhe integritetit të Shqipërisë.

PS është një forcë progresiste, ajo ka ulur në karrigen e kryeministrit edhe 28 vjeҫarë, por njëkohëshit fton për deputete edhe një grua brilante, 78 vjeҫare, si Luljeta Bozo.

Sot ka mjaft të rinj të përfshirë apo që aspirojnë të përfshihen në politikë. Do uroja që tek ta të kultivohen tre elementët që përmenda, ndershmëria, idealizmi dhe profesionalizmi. Rendja pas fitimit, pasurimit abuziv është tipar kompromentues i shoqërisë tonë. Shoqëria jonë, partitë politike duhet të ngrenë mekanizma si të kultivojnë profesionalizmin, idealizmin dhe ndershmërinë tek të rinjtë në përgjithësi dhe ata të përfshirë në politikë, në veҫanti. Sigurisht, rol në këtë drejtim luan edhe një drejtësi e konsoliduar.

Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin  për kandidimin si deputet. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri. Jam përpjekur, me mundësitë e mija modeste, të jem pjesë e zërit të shqetësimeve dhe zgjidhjes së problemeve të komunitetit të zonave që kam mbuluar. Falenderoj antarësinë e PS në Tiranë, që dy herë më votëbesoi e u bë shkak që unë të kem angazhim  maksimal në politikë. Ishte një privilegj dhe nder! Falenderoj kolegët deputetë për bashkëjetesën në këto vite. Këtu përfshij edhe një pjesë të deputetëve të opozitës, ku nuk kanë munguar zërat seriozë dhe profesionalë. Falenderoj Edi Ramën si kryetar i PS, i cili më ka bërë pjesë të ekipit të tij. Mirënjohje të veҫantë banorëve të njësive 2 dhe 7, të cilët me mbështetjen e tyre ma kanë lehtësuar punën dhe komunikimin. Janë të panumërt emrat e kolegëve në strukturat e PS së Tiranës që do doja t’i falenderoja, por është e pamundur se pa dashje mund të harroj dikë. Do të doja të kisha bërë shumë më tepër për ta, por edhe mundësitë dhe hapësirat e deputetit nuk kanë qenë më të mëdha.

Në prag të zgjedhjeve i uroj suksese PS, duke qenë i bindur në intuitën e menҫurinë e elektoratit shqiptar, për të dalluar atë që premton e gënjen, nga ai që premton, punon e realizon. Kush ka sy dhe veshë e bën dallimin.

Etiketa: Besnik Barajdeputetps


Ju sugjerojmë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
Kronikë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

24 Janar, 2026 11:40 pm
“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
Aktualitet

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

24 Janar, 2026 10:27 pm
Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
Aktualitet

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

24 Janar, 2026 9:02 pm
Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
Aktualitet

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

24 Janar, 2026 8:15 pm
Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
Aktualitet

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

24 Janar, 2026 7:15 pm
Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

24 Janar, 2026 7:10 pm
Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës
Aktualitet

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

24 Janar, 2026 6:36 pm
Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca
Aktualitet

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

24 Janar, 2026 5:57 pm
Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
Te Fundit

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

24 Janar, 2026 5:21 pm
Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
Kronikë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

24 Janar, 2026 4:01 pm
Para
Rama në Itali: Ndihma juaj nuk do të harrohet nga shqiptarët

Rama në Itali: Ndihma juaj nuk do të harrohet nga shqiptarët

Mbyllja e dosjes 184, PD ankimon vendimin e Prokurorisë

Emrat/ Kush janë ish-kryebashkiakët në listat e PD

Yuri Kim: Korrupsioni është një mal problemesh, prioritet ngritja e BKH

Kim: Nuk do ta lejojmë Kinën të sfidojë sistemin ndërkombëtar
















TE FUNDIT

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
24 Janar, 2026

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar, duke deklaruar se 11 policë janë plagosur në protestën kombëtare të Partisë...

Lexo më shumë

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
24 Janar, 2026

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
24 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet...

Lexo më shumë

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
24 Janar, 2026

Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit. Forcat  e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com